Klubi i Etikës
Projekti:  Aftësimi i studentëve të UP-së për shkathtësi të buta dhe integritet akademik
Gallery thumbnail
Gallery thumbnail
Gallery thumbnail

+4

08.04.2024

Aftësimi i studentëve të UP-së për shkathtësi të buta dhe integritet akademik

up

Përgjatë dy ditëve të vikendit Klubi i Etikës përmes projektit "Programi për Integritet dhe Promovim të Etikës Akademike në Universitet" ka organizuar punëtorinë mbi aftësimin e studentëve rreth shkathtësive të buta.


Në ditën e parë pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë mbi përpilimin e CV-së dhe letrës motivuese, si dokumente të rëndësishme për kyçje në punësim e praktika të ndryshme. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës është realizuar zhvillim i një rasti hipotetik rreth integritetit dhe etikës akademike, duke u ndarë në grupe dhe përfaqësuar Këshillin e Etikës, profesorin dhe studentet e përjashtuara.


Ndërsa në ditën e dytë shkrimi i projekteve dhe ideimi i tyre ishte pjesë e ligjerimit në kuadër të punëtorisë, ku studentët u informuan mbi teknikat e shkrimit të një projekti, buxhetit të projektit etj.

Ky projekt mbështetet nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim (ADC) përmes skemës së granteve të vogla të projektit HEI25, i cili është i menaxhuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).