+11
07.05.2023
Në kuadër të projektit “STEP UP”, më 7 maj 2023 u organizua një aktivitet njëditor me studentët në fshatin Shalë të komunës së Lipjanit. Aktiviteti u zhvillua në ambientet tradicionale të Kullës së Vehbi Metë Shamollit dhe përfshiu më shumë se 40 studentë të Fakultetit Juridik të UP-së.
Pas një prezantimi të shkurtër për projektin, studentët u angazhuan në lojëra të ndryshme, punë në grupe, diskutime të hapura dhe ecje në natyrë. U krijua një atmosferë e relaksuar e cila u mundësoi studentëve të lidhen me njëri-tjetrin jashtë ambienteve formale të fakultetit.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të forcojë marrëdhëniet ndërpersonale, të nxisë bashkëpunimin dhe të inkurajojë shkëmbimin e ideve për sfidat e përbashkëta studentore. Pikniku në Shalë përfaqësoi një nga format më efektive të ndërtimit të komunitetit universitar.
Ky aktivitet u zhvillua me përkrahjen e ADC përmes HEI25 dhe ORCA.