Klubi i Etikës
Projekti: Vizitë studimore në Tiranë dhe bashkëbisedim me studentë shqiptarë
Gallery thumbnail
Gallery thumbnail
Gallery thumbnail

+8

11.05.2023

Vizitë studimore në Tiranë dhe bashkëbisedim me studentë shqiptarë

unistep-up

Klubi i Etikës, në kuadër të projektit STEP UP, organizoi më 11 maj 2023 një vizitë studimore në Republikën e Shqipërisë. Gjatë kësaj vizite, studentët e Fakultetit Juridik të UP-së patën mundësinë të takohen dhe diskutojnë me përfaqësues të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, përfshirë edhe Zv. Dekanin Erjon Muharremaj dhe përfaqësues të ELSA Albania.


Vizita u shoqërua me një tryezë diskutimi ku u adresuan sfida të përbashkëta të studentëve në dy vendet tona, përvoja gjatë studimeve, qasja ndaj praktikës profesionale dhe sfidat e përfaqësimit studentor. Pjesë e axhendës ishin edhe vizitat në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit Rinor Kombëtar, ku studentët u njohën me mundësitë për pjesëmarrje në politikëbërje dhe avokim rinor.


Kjo vizitë rriti ndjeshëm bashkëpunimin ndëruniversitar dhe dha një shembull konkret se si angazhimi ndërkufitar studentor mund të sjellë reflektime të rëndësishme dhe ide të reja.


Aktiviteti u realizua me mbështetjen e ADC dhe ORCA, në kuadër të projektit HEI25.