Klubi i Etikës
Podcast me asistenten në Departamentin e Gazetarisë, znj. Blerta Dibrani.

14.06.2025

Podcast me asistenten në Departamentin e Gazetarisë, znj. Blerta Dibrani.

upgazetari

Klubi i Etikës, në kuadër të projektit "Programi për Integritet dhe Promovim të Etikës Akademike në Universitet", ka zhvilluar një episod të ri podcasti me Blerta Dibranin, asistente në Departamentin e Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë – Universiteti i Prishtinës.


Znj. Dibrani ndau me ne përvojën e saj si një nga iniciatoret e parë që solli formatin e podcastit në UP, duke përfshirë intervista me rektorin, përfaqësues të studentëve dhe figura të tjera relevante universitare. Ajo foli për rëndësinë e përdorimit të platformave të reja të komunikimit në arsim, si dhe për fuqizimin e zërit studentor përmes mediave moderne.


Ky episod hedh dritë mbi lidhjen mes gazetarisë, etikës dhe përfshirjes aktive të studentëve, duke ofruar një perspektivë praktike mbi edukimin mediatik në institucionet tona akademike.


Podcasti është pjesë e një serie episodësh të realizuara me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Bashkëpunim (ADC) përmes skemës së granteve të vogla të projektit HEI25, i cili menaxhohet nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).