Klubi i Etikës
 Podcast me ish rektorin e UP-së, Prof. Dr. Qerim Qerimi

20.06.2025

Podcast me ish rektorin e UP-së, Prof. Dr. Qerim Qerimi

up

Përmes projektit "Programi për Integritet dhe Promovim të Etikës Akademike në Universitet", Klubi i Etikës ka realizuar një podcast me Prof. Qerim Qerimi, ish-rektor i Universitetit të Prishtinës dhe profesor i së drejtës ndërkombëtare.


Gjatë këtij episodi u trajtuan tema të ndërlidhura me rolin e etikës në institucionet e arsimit të lartë, sfidat me të cilat përballen studentët dhe stafi akademik, si dhe nevoja për ndërtimin e një kulture të qëndrueshme të integritetit brenda universiteteve.


Ky podcast është pjesë e një serie episodësh të zhvilluara nga studentë dhe për studentë, me qëllim sensibilizimin dhe edukimin për çështjet e etikës dhe integritetit akademik.

Projekti mbështetet nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim (ADC) përmes skemës së granteve të vogla të projektit HEI25, i cili është i menaxhuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).