Klubi i Etikës
Projekti: Shëndeti Mendor i Studentëve gjatë Periudhës së Provimeve

Shëndeti Mendor i Studentëve gjatë Periudhës së Provimeve

shëndeti mendorstudentëprovimeup

Projekti “Shëndeti Mendor i Studentëve gjatë Periudhës së Provimeve” është iniciativë e Klubit të Etikës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, që synon të adresojë sfidat emocionale dhe psikologjike me të cilat përballen studentët gjatë një ndër periudhave më stresuese të jetës së tyre akademike – provimet.

Ky projekt është zhvilluar përmes disa aktiviteteve ndërgjegjësuese, relaksuese dhe informuese që kanë për qëllim:
– reduktimin e ankthit dhe stresit para provimeve,
– nxitjen e kujdesit për mirëqenien mendore,
– ofrimin e hapësirave për çlodhje, bashkëbisedim dhe mbështetje,
– promovimin e solidaritetit studentor në periudha me ngarkesë të lartë emocionale.

Deri më tani, në kuadër të projektit janë realizuar:

  • sesione motivuese dhe shpërndarje mesazhesh inkurajuese për studentët,
  • ndarje e dhuratave simbolike (si letra, lapsa, mesazhe motivuese),
  • aktivitete relaksuese në kampus (muzikë live dhe lojëra),
  • krijimi i hapësirave të përkohshme për qetësi dhe reflektim gjatë javës së provimeve.

Ky projekt kontribuon në vetëdijesimin e studentëve për rëndësinë e shëndetit mendor, ndërkohë që fuqizon përfshirjen e tyre në krijimin e një klime mbështetëse dhe më njerëzore brenda universitetit.