Klubi i Etikës

Thirrje për aplikim: Workshop & Ligjëratë mbi Etikën Digjitale dhe Sigurinë Kibernetike!

14.05.2026

Thirrje për aplikim: Workshop & Ligjëratë mbi Etikën Digjitale dhe Sigurinë Kibernetike!
Gallery thumbnail
#KlubiIEtikes

​Klubi i Etikës, në kuadër të projektit “Etika Digjitale dhe Qytetaria Aktive: Fuqizimi i të Rinjve në Sigurinë Kibernetike dhe Proceset Vendimmarrëse”, organizon aktivitetin interaktiv: “Etika Digjitale dhe Siguria Kibernetike” 🛡️💻


​Ky aktivitet synon të rrisë vetëdijen e studentëve mbi rëndësinë e etikës digjitale dhe përdorimit të sigurt të teknologjisë. Gjatë këtij sesioni, do të trajtohen çështje kyçe si sjellja e përgjegjshme në hapësirat online, mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave, si dhe rreziqet kibernetike që vijnë nga mungesa e vetëdijes digjitale.


​Përmes diskutimeve të moderuara dhe analizës së rasteve konkrete nga praktika, studentët do të kenë mundësi të reflektojnë mbi sjelljet e tyre në hapësirën digjitale dhe të zhvillojnë një qasje më kritike e të përgjegjshme ndaj mjedisit virtual.


​📅 Data: 21 Maj 2026

👤 Ligjëruese: Prof. Ass. Donikë Qerimi

👥 Pjesëmarrja: Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.


​Aplikimi është i hapur për të gjithë studentët e interesuar. Ju lutemi keni parasysh se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

​🔗 Linku për aplikim

Bashkohuni me Buletinin Tonë

Abonohuni në buletinin tonë dhe jini të parët që mësoni për projektet, aktivitetet dhe podcast-et tona.

newsletter-bg