09.04.2026




+6
Me rastin e shënimit të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Klubi i Etikës realizoi një tryezë diskutimi me fokus në rolin e Kushtetutës në ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe zhvillimet demokratike në vend.
Panelist në këtë aktivitet ishte Arsim Bajrami, profesor dhe një ndër hartuesit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili ofroi një perspektivë të thelluar mbi procesin kushtetues, sfidat aktuale dhe rëndësinë e funksionimit të institucioneve demokratike.
Tryeza u karakterizua nga një diskutim konstruktiv dhe ndërveprues, ku pjesëmarrësit kontribuan me pyetje dhe qëndrime kritike, duke e pasuruar debatin dhe duke forcuar kulturën e dialogut akademik.
Klubi i Etikës do të vazhdojë të angazhohet në organizimin e aktiviteteve që promovojnë mendimin kritik, dialogun dhe vetëdijen qytetare.

Tryezë Diskutimi në nder të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës
09.04.2026

Tryezë Diskutimi | Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës
06.04.2026

Klubi i Etikës zhvillon intervistat për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj
17.12.2025

Vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese
12.12.2025

Vizitë studimore në Kuvendin e Republikës së Kosovës
25.11.2025
