04.06.2025
Në kuadër të projektit "Programi për Integritet dhe Promovim të Etikës Akademike në Universitet", Klubi i Etikës ka realizuar një podcast me Blerta Zeqiraj, ish-kryetare e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës.
Gjatë bisedës u diskutua rreth rolit të studentëve në mbrojtjen e interesave akademike, sfidave të përfaqësimit në institucionet universitare, si dhe rëndësisë së pjesëmarrjes aktive në proceset vendimmarrëse brenda UP-së.
Podcasti synon të frymëzojë studentët të angazhohen me përgjegjësi dhe integritet, duke e parë përfaqësimin jo vetëm si privilegj, por si përgjegjësi kolektive ndaj komunitetit universitar.
Ky aktivitet është pjesë e një serie podcastesh të zhvilluara me aktorë të ndryshëm universitarë dhe mbështetet nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim (ADC) përmes skemës së granteve të vogla të projektit HEI25, i menaxhuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).
Podcast me Kryetarin e Parlamentit Studentor të UP-së, z.Plaurat Krasniqi
20.06.2025
Podcast me ish rektorin e UP-së, Prof. Dr. Qerim Qerimi
20.06.2025
Podcast me asistenten në Departamentin e Gazetarisë, znj. Blerta Dibrani.
14.06.2025
Podcast me Rektorin e UP-së, Prof. Dr. Arben Hajrullahu
01.06.2025
Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.