20.06.2025
Përmes projektit "Programi për Integritet dhe Promovim të Etikës Akademike në Universitet", Klubi i Etikës ka realizuar një podcast me Prof. Qerim Qerimi, ish-rektor i Universitetit të Prishtinës dhe profesor i së drejtës ndërkombëtare.
Gjatë këtij episodi u trajtuan tema të ndërlidhura me rolin e etikës në institucionet e arsimit të lartë, sfidat me të cilat përballen studentët dhe stafi akademik, si dhe nevoja për ndërtimin e një kulture të qëndrueshme të integritetit brenda universiteteve.
Ky podcast është pjesë e një serie episodësh të zhvilluara nga studentë dhe për studentë, me qëllim sensibilizimin dhe edukimin për çështjet e etikës dhe integritetit akademik.
Projekti mbështetet nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim (ADC) përmes skemës së granteve të vogla të projektit HEI25, i cili është i menaxhuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).
Podcast me Kryetarin e Parlamentit Studentor të UP-së, z.Plaurat Krasniqi
20.06.2025
Podcast me asistenten në Departamentin e Gazetarisë, znj. Blerta Dibrani.
14.06.2025
Podcast me ish-kryetaren e Parlamentit Studentor, znj.Blerta Zeqiraj.
04.06.2025
Podcast me Rektorin e UP-së, Prof. Dr. Arben Hajrullahu
01.06.2025
Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.