Klubi i Etikës

Mbahet aktiviteti "Anti-Corruption Coffe Hours” me z. Dibran Hoxha - Kordinator i aktiviteteve në ORCA 18.05.2021

18.05.2021

Mbahet aktiviteti "Anti-Corruption Coffe Hours” me z. Dibran Hoxha - Kordinator i aktiviteteve në ORCA 18.05.2021
#KlubiIEtikes#Studentet#IntegritetAkademik#VleraEtike

Sot Klubi i Etikës i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës „Hasan Prishtina" ka mbajtur aktivitetin e dytë në kuadër të projektit "Fenomeni i korrupsionit në arsimin e lartë nga perspektiva e studentëve të Fakultetit Juridik", duke realizuar diskutim me Kordinatorin e aktiviteteve në ORCA z.Dibran Hoxha.


Në diskutimin "Anti-Corruption Coffe Hours” studentët e Fakultetit Juridik u njoftuan më shumë rreth punës së ORCA-së dhe hulumtimeve të rasteve të korrupsionit nga vetë ORCA, poashtu u diskutua me studentët për fenomenin e korrupsionit në arsimin e lartë dhe mënyrat e parandalimit të tij dhe rreth rasteve që cenojnë integritetin akademik si kopjimi, plagjiatura etj.

______________________________________________

Ky grant është mundësuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim të Lartë (ORCA), në kuadër të projektit “Cilësi, Llogaridhënie, Integritet, dhe Transparencë në Arsimin e Lartë -QAINT” të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ang. ADA)

Bashkohuni me Buletinin Tonë

Abonohuni në buletinin tonë dhe jini të parët që mësoni për projektet, aktivitetet dhe podcast-et tona.

newsletter-bg
Mbahet aktiviteti "Anti-Corruption Coffe Hours” me z. Dibran Hoxha - Kordinator i aktiviteteve në ORCA 18.05.2021 | Klubi i Etikës