11.11.2025

Klubi i Etikës fton studentët e Universitetit të Prishtinës të aplikojnë për pjesëmarrje në një vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, e cila do të mbahet më 10 dhjetor 2025 në Prishtinë.
Kjo vizitë synon të ofrojë një përvojë të drejtpërdrejtë mbi funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe rëndësinë e saj në ruajtjen e rendit kushtetues, interpretimin e ligjeve dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut.
Studentët do të kenë mundësi të njihen nga afër me proceset e punës, organizimin institucional dhe rolin që ky institucion luan në forcimin e shtetit të së drejtës në Kosovë.
📅 Thirrja është e hapur deri më 30 nëntor 2025.
📩 Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të njoftohen përmes emailit.
Numri i pjesëmarrësve është i limituar.
🔗 Apliko përmes formularit:
https😕/docs.google.com/.../1wGol7LIhazuFuw8Q0i65mcW.../edit

Klubi i Etikës zhvillon intervistat për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj
17.12.2025

Vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese
12.12.2025

Vizitë studimore në Kuvendin e Republikës së Kosovës
25.11.2025

THIRRJE PËR APLIKIM – VIZITË NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
14.11.2025

THIRRJE PËR APLIKIM – VIZITË STUDIMORE NË GJYKATËN KUSHTETUESE
11.11.2025
