09.03.2022




+1
Me datë 7 Mars Menaxherja e projektit Viona Bunjaku dhe grupi i saj punues organizuan eventin përmbyllës të projektit ,,Ndërtimi i Përspektivës mbi Përgjegjësitë Kushtetuese të Institucioneve”. Kishim nderin që në këtë ditë të kemi të pranishëm Institucionet që ne i kishim vizituar dhe që na kishin pritur në takime gjatë projektit.
Falenderojmë Kryetaren e Komisionit për mbikqyrjen e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës Znj.Ganimete Musliu, Z.Valon Totaj Gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës së Apelit, Administratorin e Gjykatës së Apelit Z.Nusret Arifi si dhe Z.Gentrit Zeqiri Zyrtar për Monitorim të Projektit nga Presidenca.
Pasi u treguam dhe shtjelluam qëllimet dhe objektivat e arritura në bazë te projektit si dhe punën gjatë këtyre 3 muajve të implementimit të projektit, të pranishmit kishin rastin për një fjalim dhe pastaj u shpërndanë mirënjohjet për të gjithë institucionet si dhe për pjesëmarrësit e punëtorisë dy ditore.
Falenderojmë të gjithë studentët për bashkëpunimin, institucionet për kontributin dhe gjithë ata që ishin me ne gjatë këtij projekti.
Ky projekt ,,Ndërtimi i përspektivës mbi përgjegjësitë kushtetuese të institucioneve” mbështetet nga Zyra e Presidencës.

Klubi i Etikës zhvillon intervistat për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj
17.12.2025

Vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese
12.12.2025

Vizitë studimore në Kuvendin e Republikës së Kosovës
25.11.2025

THIRRJE PËR APLIKIM – VIZITË NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
14.11.2025

THIRRJE PËR APLIKIM – VIZITË STUDIMORE NË GJYKATËN KUSHTETUESE
11.11.2025
