22.06.2023



Gjatë datave 18.05.2023 dhe 19.05.2023, në kuadër të projektit "STEP-UP", Klubi i Etikës i Fakultetit Juridik ka organizuar ekspozitën me tematikën "Unë dhe Profesori". Qëllimi i kësaj ekspozite ishte që përmes disa pikturave të ofronte mundësinë për të parë në mënyrë kreative reagimet e një pjese të profesorëve ndaj studentëve gjatë ligjeratave, si dhe ndikimin e tyre në performancën e mësimnxënies etj.
Kjo ekspozitë u mirëprit nga shumë studentë, të cilët patën mundësi të merrnin pjesë në këtë aktivitet që u zhvillua në hapësirat e Fakultetit Juridik.
Jemi shumë falënderues ndaj artistëve Yll dhe Blend Sadriu, Blendinë Karavidaj dhe Vesa Bytyqi që në mënyrë profesionale dhe kreative realizuan këto piktura kuptimplote.
Projekti "STEP-UP" do të vazhdojë të sjellë aktivitete të tjera në javët në vijim.

Klubi i Etikës zhvillon intervistat për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj
17.12.2025

Vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese
12.12.2025

Vizitë studimore në Kuvendin e Republikës së Kosovës
25.11.2025

THIRRJE PËR APLIKIM – VIZITË NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
14.11.2025

THIRRJE PËR APLIKIM – VIZITË STUDIMORE NË GJYKATËN KUSHTETUESE
11.11.2025
