22.05.2023




+2
Gjatë datave 18.05.2023 dhe 19.05.2023, në kuadër të projektit "STEP-UP", Klubi i Etikës i Fakultetit Juridik ka organizuar ekspozitën me tematikën "Unë dhe Profesori". Qëllimi i kësaj ekspozite ishte që përmes disa pikturave të ofronte mundësinë për të parë në mënyrë kreative reagimet e një pjese të profesorëve ndaj studentëve gjatë ligjeratave, si dhe ndikimin e tyre në performancën e mësimnxënies etj.
Kjo ekspozitë u mirëprit nga shumë studentë, të cilët patën mundësi të merrnin pjesë në këtë aktivitet që u zhvillua në hapësirat e Fakultetit Juridik.
Jemi shumë falënderues ndaj artistëve Yll dhe Blend Sadriu, Blendinë Karavidaj dhe Vesa Bytyqi që në mënyrë profesionale dhe kreative realizuan këto piktura kuptimplote.
Projekti "STEP-UP" do të vazhdojë të sjellë aktivitete të tjera në javët në vijim.
"Ky projekt mbështetet nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim (ADC) përmes skemës së granteve të vogla të projektit HEI25 i menaxhuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA)."

Përmbyllja e projektit “Etika në Fokus”
29.10.2025

Mbahet aktiviteti Coffee & Connect
27.10.2025

Workshopi “Integriteti dhe Aftësitë Studentore” – Dita e Dytë në Rugovë
26.10.2025

Përfundon faza e shpërndarjes së broshurave në kampusin e UP-së së shpejti publikohet video promovuese e projektit
26.10.2025

Workshopi “Integriteti dhe Aftësitë Studentore” – Dita e Parë në Rugovë
25.10.2025
Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.