Klubi i Etikës

Eventi përmbyllës i projektit “Etika në Fokus”

22.10.2025

Projekti: Eventi përmbyllës i projektit “Etika në Fokus”
Gallery thumbnail
Gallery thumbnail
Gallery thumbnail

+1

uniup

Gjatë ditës së djeshme, më 21 tetor 2025, u mbajt eventi përmbyllës i projektit “Etika në Fokus”, i realizuar nga grupi Step Up në kuadër të Klubit të Etikës.


Ky projekt kishte për qëllim të forcojë transparencën, bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen brenda Universitetit të Prishtinës, duke nxitur dialog të hapur mes studentëve dhe stafit akademik.


📌 Nga rezultatet kryesore:

• Statuti i ri i UP-së ka ndikuar në rritjen e transparencës dhe ndjenjës së autonomisë.

• Studentët dhe stafi akademik kanë treguar gatishmëri më të madhe për komunikim dhe përfshirje aktive.

• U theksua rëndësia e zhvillimit profesional dhe digjitalizimit të administratës.


Eventi shërbeu si hapësirë reflektimi dhe ndarjeje përvojash mbi integritetin, bashkëpunimin dhe rolin e etikës në jetën universitare.


Faleminderit të gjithëve që u bënë pjesë e këtij procesi dhe mbështetën këtë nismë!

Pyetje?

Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.