31.05.2022

Gjatë ditës së djeshme, u mbajt aktiviteti Nata e Filmit II në kuadër të projektit „Shëndeti mendor i studentëve gjatë periudhës së provimeve", ku në Amfiteatrin e Vogël të Fakultetit Juridik u shfaq filmi "Brain on Fire".
Pjesëmarrës në Natën e Filmit II ishin 60 studentë të të gjitha njësive akademike të UP-së, ku fillmisht u bë një hyrje nga udhëheqësit e këtij projekti rreth aktiviteteve të projektit në përgjithësi dhe aktivitetit të ditës së sotme në veçanti.
Pas përfundimit të shfaqjes së filmit u realizua një diskutim me studentët e pranishëm ku secili prej tyre patën mundësi dhe dhanë komentet e tyre lidhur me temën e trajtuar në film dhe mesazhin të cilën ai kishte arritur të përcjell tek ata.
Falënderojm të gjithë studentët për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë në këtë aktivitet.
Ky aktivitet u zhvillua me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian dhe bashkë-financim nga Suedia dhe përkrahet përmes Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë që zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).

Klubi i Etikës zhvillon intervistat për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj
17.12.2025

Vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese
12.12.2025

Vizitë studimore në Kuvendin e Republikës së Kosovës
25.11.2025

THIRRJE PËR APLIKIM – VIZITË NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
14.11.2025

THIRRJE PËR APLIKIM – VIZITË STUDIMORE NË GJYKATËN KUSHTETUESE
11.11.2025
