Klubi i Etikës

Workshop interaktiv: “Stresi Akademik & Teknikat Praktike”

23.04.2026

Workshop interaktiv: “Stresi Akademik & Teknikat Praktike”
Gallery thumbnail
#ShendetMendor#StresiAkademik#KlubiIEtikes

Klubi i Etikës, në kuadër të projektit “Mirëqenia dhe Zëri i Studentëve: Menaxhimi i Stresit

Akademik përmes Aktivizmit dhe Pjesëmarrjes”, organizon workshop-in interaktiv: “Stresi

Akademik & Teknikat Praktike”


Ky aktivitet trajton stresin akademik si një ndër sfidat më të përhapura në jetën studentore, duke

e analizuar atë si në aspektin individual, ashtu edhe në raport me funksionimin e komunitetit

universitar dhe përfshirjen e studentëve.


Përmes diskutimeve dhe bashkëpunimit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndajnë përvojat e

tyre, të diskutojnë mbi rolin e aktivizmit studentor në mirëqenie dhe të kontribuojnë me ide për

një ambient universitar më mbështetës dhe gjithëpërfshirës.


Data: 28 Prill

Ora: 11:30

Vendi: Salla D3 – Fakulteti Juridik


Aplikimi është i hapur për studentët e Universitetit të Prishtinës.


Linku për aplikim

Bashkohuni me Buletinin Tonë

Abonohuni në buletinin tonë dhe jini të parët që mësoni për projektet, aktivitetet dhe podcast-et tona.

newsletter-bg