17.12.2025



Më datë 17.12.2025, Klubi i Etikës ka zhvilluar me sukses procesin e intervistimit për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj. Gjatë kësaj dite janë intervistuar studentë nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Prishtinës, të cilët kanë shprehur interesim dhe motivim për t’u bërë pjesë e Klubit të Etikës, duke kontribuar në promovimin e integritetit, etikës akademike dhe përgjegjësisë në jetën universitare.
Procesi i intervistimit u karakterizua nga diskutime konstruktive, ide të vlefshme dhe angazhim serioz nga ana e kandidatëve, çka dëshmon interesimin në rritje të studentëve për çështjet që lidhen me cilësinë në arsim, luftimin e dukurive negative dhe forcimin e vlerave akademike. Klubi i Etikës falënderon të gjithë aplikantët për pjesëmarrjen, kohën dhe përkushtimin e treguar gjatë këtij procesi.
Rezultatet e përzgjedhjes do të komunikohen në ditët në vijim. Së bashku po kontribuojmë në ndërtimin e një kulture akademike të bazuar në integritet, transparencë dhe etikë.

Thirrje për aplikim: Workshop & Ligjëratë mbi Etikën Digjitale dhe Sigurinë Kibernetike!
14.05.2026

Workshopi "Menaxhimi i Stresit Akademik"
29.04.2026

Workshop interaktiv: “Stresi Akademik & Teknikat Praktike”
23.04.2026

Tryezë Diskutimi në nder të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës
09.04.2026

Tryezë Diskutimi | Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës
06.04.2026
