Klubi i Etikës

Klubi i Etikës realizon debat mbi faktorët që ndikojnë në përkeqësimin e shëndetit mendor të studentëve gjatë provimeve

30.06.2022

Projekti: Klubi i Etikës realizon debat mbi faktorët që ndikojnë në përkeqësimin e shëndetit mendor të studentëve gjatë provimeve
Gallery thumbnail
Gallery thumbnail
Gallery thumbnail

+5

shëndeti mendortakimeuniup

Gjatë ditës së djeshme, në Sallën e Profesorëve të Fakultetit Juridik, Klubi i Etikës i Fakultetit Juridik realizoi aktivitetin e radhës në kuadër të projektit “Shëndeti mendor i studentëve gjatë periudhës së provimeve”, debatin me temë: “Cilët janë faktorët që ndikojnë në përkeqësimin e shëndetit mendor të studentëve gjatë periudhës së provimeve?”.


Si panelistë të ftuar ishin: Znj.Luljeta Plakolli - Kasumi - Prodekane për marrëdhënie ndërkombtare dhe çështje me student, Z.Elton Bahtiri - Prorektor për zhvillim dhe cilësi në UP, Z.Imri Zabeli - Psikolog klinik - Specialist, Z.Sami Rexhepi - Drejtor - Psikiatër në Qendrën për shëndet mendor, Z.Kristjan Halilaj - Psikolog klinik dhe Znj.Behare Bojaxhiu – Psikologe klinike në QSHM Prishtinë.


Debati u moderua nga Zv.Kordinatorja e Klubit të Etikës Dijellëza Selmani, ku fillimisht prezantoi panelistët e ftuar në këtë debat tematik para studentëve pjesëmarrës, më pas fjalën e mori Kordinatori i Klubit të Etikës Leotrim Pajaziti, i cili vazhdoi me prezantimin e punës së Klubit në përgjithësi dhe aktiviteteve të projektit të fundit rreth shëndetit mendor në veqanti.


Pas prezantimit të panelistëve, punës dhe profesionit të tyre, diskutimi lidhur me temën e lartëcekur u shpallë i hapur, qëllimi i të cilit ishte evidentimi i atyre faktorëve që ndikojnë në përkeqësimin e shëndetit mendor të studentëve gjatë kësaj periudhe të studimit, qëllim ky i cili u arrit dhe krejt në fund u dhanë disa rekomandime drejtuar prorektorit për zhvillim dhe cilësi në UP z.Elton Bahtiri, i cili u zotua se do të punojnë në këtë drejtim për një adresimin sa më të mirë të mundshum. Një ndër rekomandimet që doli nga ky debat ishte krijimi i poliklinikave ku studentët do të kenë mundësinë të kërkojnë ndihmë në rast të përkeqësimit të shëndetit mendor të tyre.


Krejt në fund të këtij aktiviteti u ndanë edhe çertifikata për studentët pjesëmarrës në aktivitetin e kampit njëditor “Student Mental Health Camp 2022”, për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë në këtë aktivitet dhe më pas u vazhdu dhe me një koktej rasti të paraparë nga vetë organizatorët.


Falenderojm panelistët: znj.Luljeta Plakolli - Kasumi, z.Elton Bahtiri, z.Imri Zabeli, z.Sami Rexhepi, z.Kristjan Halilaj dhe znj.Behare Bojaxhiu, për njohurit e ndara me ne në këtë aktivitet, për tërë diskutimin e frytshëm dhe mjaftë të nevojshëm për ne si studentë poashtu dhe për mbështetjen e dhënë si dhe gjithë studentët pjesëmarrës të cilë kontribuan në këtë diskutim me pyetjet dhe komentet e tyre lidhur me temë.


Ky aktivitet u zhvillua me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian dhe bashkë-financim nga Suedia dhe përkrahet përmes Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë që zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).

Pyetje?

Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.