16.07.2022



Më datë 12.07.2022, në kuadër të projektit “Shëndeti mendor i studentëve gjatë periudhës së provimeve” kemi mbajtur lojërat sportive në futboll, basketboll dhe volejboll, në fushat sportive të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, përkatësisht Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportiv, ku morën pjesë rreth 30 studentë, një numër i limituar shkaku i kohës, pavarësisht shumë aplikmeve që kemi marrë.
Qëllimi i lojërave sportive në kuadër të këtij projekti ishin relaksimi i studentëve pas periudhës së provimeve dhe largimi i stresit deri në një masë, si shkak i ngarkesës së provimeve e tërë semestrit akademik.
Për tre grupet fituese në futboll, volejboll dhe basketboll u ndanë libra si shpërblim në vlerë 200 euro, të cilat kanë tematikë rreth stresit, ankthit, motivimit, suksesit etj.
Falenderojm Dekanin e FEFS-it z. Musa Selimi dhe stafin e FEFS-it për mbështetjen logjistike në realizimin e lojërave sportive!
Ky aktivitet u zhvillua me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian dhe bashkë-financim nga Suedia dhe përkrahet përmes Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë që zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).

Tryezë Diskutimi në nder të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës
09.04.2026

Tryezë Diskutimi | Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës
06.04.2026

Klubi i Etikës zhvillon intervistat për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj
17.12.2025

Vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese
12.12.2025

Vizitë studimore në Kuvendin e Republikës së Kosovës
25.11.2025
