12.04.2021




+2
Sot me datë 12.04.2021, Klubi i Etikës i Fakultetit Juridik të Universitetit “Hasan Prishtina”, ka mbajtur aktivitetin e parë në kuadër të projektit “Fenomeni i Korrupsionit në Arsimin e Lartë dhe Parandalimi i tij'' kështu duke realizuar diskutim me Prokurorin nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit z. Besim Kelmendi.
Në diskutimin “Anti-Corruption Coffe Hours” studentët e Fakultetit Juridik u njoftuan rreth punës së Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, kështu duke diskutuar për fenomenin e korrupsionit në arsimin e lartë dhe duke u njoftuar nga afër për përvojën e Prokurorit në këtë fushë.
Klubi i Etikës falenderon Prokurorin z. Besim Kelmendi për bashkëpunimin dhe kontributin e tij në këtë aktivitet.
Aktiviteti u mbajt duke respektuar masat në përpikëri të dalura nga Qeveria e Republikës.
______________________________________________
Ky grant është mundësuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim të Lartë (ORCA), në kuadër të projektit “Cilësi, Llogaridhënie, Integritet, dhe Transparencë në Arsimin e Lartë -QAINT” të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ang. ADA).

Tryezë Diskutimi në nder të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës
09.04.2026

Tryezë Diskutimi | Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës
06.04.2026

Klubi i Etikës zhvillon intervistat për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj
17.12.2025

Vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese
12.12.2025

Vizitë studimore në Kuvendin e Republikës së Kosovës
25.11.2025
