18.05.2021

Sot Klubi i Etikës i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës „Hasan Prishtina" ka mbajtur aktivitetin e dytë në kuadër të projektit "Fenomeni i korrupsionit në arsimin e lartë nga perspektiva e studentëve të Fakultetit Juridik", duke realizuar diskutim me Kordinatorin e aktiviteteve në ORCA z.Dibran Hoxha.
Në diskutimin "Anti-Corruption Coffe Hours” studentët e Fakultetit Juridik u njoftuan më shumë rreth punës së ORCA-së dhe hulumtimeve të rasteve të korrupsionit nga vetë ORCA, poashtu u diskutua me studentët për fenomenin e korrupsionit në arsimin e lartë dhe mënyrat e parandalimit të tij dhe rreth rasteve që cenojnë integritetin akademik si kopjimi, plagjiatura etj.
______________________________________________
Ky grant është mundësuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim të Lartë (ORCA), në kuadër të projektit “Cilësi, Llogaridhënie, Integritet, dhe Transparencë në Arsimin e Lartë -QAINT” të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ang. ADA)

Thirrje për aplikim: Workshop & Ligjëratë mbi Etikën Digjitale dhe Sigurinë Kibernetike!
14.05.2026

Workshopi "Menaxhimi i Stresit Akademik"
29.04.2026

Workshop interaktiv: “Stresi Akademik & Teknikat Praktike”
23.04.2026

Tryezë Diskutimi në nder të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës
09.04.2026

Tryezë Diskutimi | Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës
06.04.2026
