27.10.2025



Gjatë ditës së sotme u mbajt aktiviteti “Coffee & Connect”, organizuar nga Klubi i Etikës në Fakultetin e Arkitekturës, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit, rrjetizimit dhe shkëmbimit të ideve ndërmjet studentëve. Në këtë aktivitet morën pjesë studentë nga njësi të ndryshme akademike të Universitetit të Prishtinës, të cilët patën mundësinë të diskutojnë rreth iniciativave studentore, projekteve të ardhshme dhe fuqizimit të rolit të studentëve në komunitet.
Ky aktivitet u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe bashkëpunuese, duke krijuar hapësirë për dialog konstruktiv, bashkëveprim dhe ndërtim të lidhjeve të reja mes pjesëmarrësve. “Coffee & Connect” është konceptuar si një format i rregullt i Klubit të Etikës, që synon të sjellë studentët më afër njëri-tjetrit përmes diskutimeve të dobishme dhe bashkëpunimeve kreative.
Ky aktivitet kontribuon në forcimin e rrjetit studentor dhe promovon vlera të integritetit, pjesëmarrjes dhe përgjegjësisë aktive në jetën akademike. ![]()
![]()
Ky projekt mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADC) përmes skemës së granteve të vogla të projektit HEI25, i menaxhuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).

Përmbyllja e projektit “Etika në Fokus”
29.10.2025

Workshopi “Integriteti dhe Aftësitë Studentore” – Dita e Dytë në Rugovë
26.10.2025

Përfundon faza e shpërndarjes së broshurave në kampusin e UP-së së shpejti publikohet video promovuese e projektit
26.10.2025

Workshopi “Integriteti dhe Aftësitë Studentore” – Dita e Parë në Rugovë
25.10.2025
Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.