22.06.2022
+3
Në ambientet e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” u mbajt ligjerata e dytë “Shëndeti mendor i studentëve gjatë periudhës së provimeve” me Psikologen znj. Xhevahire Balaj dhe Drejtorin e Linjës së Jetës z. Bind Skeja.
Ligjeratën e hapi Kordinatori i KEFJ-së Leotrim Pajaziti, ku fillimisht prezantoi panelistët para rreth 30 studentëve pjesëmarrës, poashtu aktivitetet e realizuara në kuadër të projektit dhe ato që shumë shpejt do të implementohen dhe punën e bërë si Klub i Etikës.
Gjatë kësaj ligjerate Znj. Xhevahire Balaj dhe Z.Bind Skeja, paraqitën tek studentët strategjitë mbi ruajtjen dhe parandalimin e të pasurit probleme me shëndetin mendor gjatë periudhës së provimeve dhe këshilla të shumta se si studentët ta kontrollojn, menagjojn stresin, frikën para provimeve përmes aktiviteteve fizike, meditimit dhe shumë metodave të tjera të cilat studentët munden t’i aplikojnë.
Po ashtu gjatë ligjerimit të tyre, u realizua diskutimi hapur me studentët, të cilët patën mundësinë që problemet, sfidat e tyre të i tregojnë para studentëve tjerë dhe psikologëve, të bënin pyetje dhe komente të ndryshme.
Falenderojm jashtëzakonishtë shumë Znj.Xhevahire Balaj dhe Z. Bind Skeja për kontributin dhe pjesëmarrjen si panelistë, po ashtu dhe për kohën e ndarë për të qenë pjesë e këtij diskutimi dhe mbështetjen e tyre!
Ky aktivitet u zhvillua me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian dhe bashkë-financim nga Suedia dhe përkrahet përmes Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë që zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).
Statuti i Ri i UP-së dhe Përfshirja Studentore – Takim me Prof. Qerim Qerimin, Ish-Rektor i UP-së
03.07.2025
Eventi përmbyllës i projektit
19.04.2024
Takim në nderim të Ditës së Miratimit të Kushtetutës
11.04.2024
Workshop në Rugovë
08.04.2024
Debati i Hapur Juridik
18.03.2024
Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.