21.05.2022




+2
Gjatë ditës së djeshme, në ambientet e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” u mbajt ligjerata “Shëndeti mendor i studentëve gjatë periudhës së provimeve” me Psikologen znj. Lule Alidema dhe anëtarin nga Linja e Jetës z. Ylber Sahitaj.
Ligjeratën e hapi zv. Kordinatorja e KEFJ-së Dijellëza Selmani ku paraqiti panelistët para rreth 40 studentëve pjesëmarrës, ndërsa Kordinatori Leotrim Pajaziti paraqiti projektin para pjesëmarrësve dhe punën që bënë Klubi i Etikës. Në fjalën e rastit, Prodekanja për projekte me studentë znj. Luljeta Plakolli-Kasumi theksoi mbështetjen e Dekanatit ndaj iniciativave të tilla dhe nevojën më të madhe të trajtimit të temës së shëndetit mendor tek studentët.
Psikologja znj. Alidema dhe z. Sahitaj para studentëve paraqitën ndikimin e provimeve në shëndetin mendor, se çfarë është shëndeti mendor, cilat janë llojet, stresi gjatë provimeve, format e zvogëlimit të stresit, mënyrat e menaxhimit të periudhës së provimeve, menaxhimin e kohës etj.
Pas ligjerimit, u realizua diskutim me pjesëmarrësit, ku pati pyetje dhe komente të shumta në lidhje edhe me përvojat personale në këtë aspekt.
Falenderojm znj. Alidema dhe z. Sahitaj për kontributin dhe pjesëmarrjen si panelistë, si dhe Prodekanen dhe Zyrën e Dekanit në përgjithësi për mbështetjen e vazhdueshme!

Përmbyllja e projektit “Etika në Fokus”
29.10.2025

Mbahet aktiviteti Coffee & Connect
27.10.2025

Workshopi “Integriteti dhe Aftësitë Studentore” – Dita e Dytë në Rugovë
26.10.2025

Përfundon faza e shpërndarjes së broshurave në kampusin e UP-së së shpejti publikohet video promovuese e projektit
26.10.2025

Workshopi “Integriteti dhe Aftësitë Studentore” – Dita e Parë në Rugovë
25.10.2025
Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.