20.12.2020




+7
Gjatë ditës së premte u mbajt dita e parë e punëtorisë ku morën pjesë gjithsej 25 pjesëmarrës të cilët ishin të ndarë në 5 grupe. Punëtoria filloi fillimisht me shpjegimin se cili ishte qëllimi i kësaj punëtorie nga ana e organizatorëve dhe me shfaqjen e një video sensibilizuese, ku në fjalinë hyrëse mori pjesë edhe drejtori ekzekutiv i ORCA-së z. Rron Gjinovci.
Gjatë ditës të gjitha grupet së bashku me mentorët e tyre punuan jashtëzakonisht shumë për zgjidhjen e çështjeve që i'u ishte paraqitur në materiale, gjithashtu që e gjithë kjo të mos bëhej e mërzitshme herë pas here u realizuan edhe aktivitete rekreative.
Pas përfundimit me sukses të çështjeve grupi u thellua në një debat me pyetjen se "Pse dashurojmë?",ku atraktiviteti nuk mungoi gjithsesi, për të nxitur mendimin kritik të pjesëmarrësve.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin dhe pjesëmarrjen.
———————————————————————
Ky grant është mundësuar nga ORCA, në kuadër të projektit “Cilësi, Llogaridhënie, Integritet dhe Transparencë në Arsimin e Lartë – QAINT” të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ang. ADA).

THIRRJE PËR APLIKIM – VIZITË STUDIMORE NË GJYKATËN KUSHTETUESE
11.11.2025

📢 Klubi i Etikës hap thirrjen për anëtarë të rinj!
05.11.2025

Përmbyllja e projektit “Etika në Fokus”
29.10.2025

Mbahet aktiviteti Coffee & Connect
27.10.2025

Përfundon faza e shpërndarjes së broshurave në kampusin e UP-së së shpejti publikohet video promovuese e projektit
26.10.2025
Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.