27.02.2022




+5
Me datë 25 dhe 26 Shkurt, është mbajtur punëtoria me tematikën “Kushtetuta dhe Drejtat e Njeriut” me studentë të Fakultetit Juridik dhe me panelistë të ftuar.
Në ditën e parë të punëtorisë studentët patën mundësinë të njoftohen më shumë për ,,Qasjen në dokumentet publike” e drejtë e garantuar me Kushtetutë për të cilën na njoftoi edhe më shumë znj.Marigona Shabiu nga YIHR dhe ndau përvojat e saj me ne, ku edhe studentët patën rastin të bëjnë pyetje dhe të marrin më shumë njohuri për Ligjin për Qasje në dokumente publike. Në pjesën e dytë të punëtorisë Profesor Z.Arsim Bajrami u bashkua me ne për të na treguar rreth procesit të hartimit të Kushtetutës, sfidat dhe problemet që ka pasur gjatë asaj periudhe si dhe mundësinë për ndryshim të Kushtetutës gjatë viteve të ardhshme.
Në ditën e dytë të punëtorisë studentët punuan rreth Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut ku secili grup zgjodhi në vizatimet e tyre 10 të drejta të cilat duhet të garantohen në cdo cep ku njeriu jeton. Studentët me kreativitetin e tyre argumentuan edhe pse kanë zgjedhur ato të drejta dhe kështu mes grupeve u krijua një debat ku secili shprehu mendimin e tyre. Në pjesën e dytë të punëtorisë studentët përpiluan secili nga një ,,Kërkesë për qasjen në dokumentet publike” për institucionet.
Kjo punëtori ka pasur për qëllim që të sjellë dicka më ndryshe për studentët dhe të krijojë një përspektivë te re rreth Kushtetutës dhe Drejtave të Njeriut. Pjesëmarrësit patën rastin të ndëgjojnë përvojat e panelistëve dhe në ditën e dytë i praktikuan ato njohuri duke krijuar punime të jashtëzakonshme.
Falenderim shkon për të gjithë pjesëmarrësit dhe panelistët Z.Arsim Bajrami dhe znj.Marigona Shabiu.
Gjithashtu, falenderojmë Zyrën e Dekanatit për mbështetjen logjistike.
Ky projekt ,,Ndërtimi i përspektivës mbi përgjegjësitë kushtetuese të institucioneve” mbështetet nga Zyra e Presidencës.

Përmbyllja e projektit “Etika në Fokus”
29.10.2025

Mbahet aktiviteti Coffee & Connect
27.10.2025

Workshopi “Integriteti dhe Aftësitë Studentore” – Dita e Dytë në Rugovë
26.10.2025

Përfundon faza e shpërndarjes së broshurave në kampusin e UP-së së shpejti publikohet video promovuese e projektit
26.10.2025

Workshopi “Integriteti dhe Aftësitë Studentore” – Dita e Parë në Rugovë
25.10.2025
Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.