01.06.2021
+5
Për herë të parë në Fakultetin Juridik mbahet Tryeza e Diskutimit me temën “Ndikimi i korrupsionit në arsimin e lartë dhe kuadri ligjor për luftimin e tij” në kuadër të projektit “Fenomeni i korrupsionit në Arsimin e Lartë nga perspektiva e studentëve të Fakultetit Juridik” i implementuar nga Klubi i Etikës, aktivitet ky i cili bashkoi në një vend përfaqësues të institucioneve të ndryshme për të diskutuar me studentë në lidhje me këtë dukuri apo fenomen.
Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 80 studentë dhe të ftuar si panelistë ishin: Kordinatori i KEFJ-së z. Leotrim Pajaziti, Dekani i Fakultetit Juridik z. Avni Puka, Prorektori për zhvillim dhe cilësi UP-së z. Elton Bahtiri, Avokati i Popullit z. Naim Qelaj, Prokurori i Shtetit nga ZKSH-ja z. Besim Kelmendi dhe Drejtori i ORCA-së z. Rron Gjinovci.
Fillimisht u bë një hyrje nga Kordinatori i KEFJ-së z.Pajaziti ku tregoi më shumë rreth Klubit të Etikës, qëllimeve apo objektivave si dhe projekteve të realizuara deri më tani, më pas secilit prej panelistëve nga moderatorja e këtij aktiviteti Dijellëza Selmani ju dha hapsira për një fjalë rasti dhe krejt në fund pasi u mbyll diskutimi lidhur me temën e lartë përmendur, për gjithë akterët mbështetës, fituesit e garës për esen më të mirë dhe komisionin vlerësues u ndanë mirënjohjet dhe shpërblimet nga Kordinatori i KEFJ-së z.Pajaziti.
Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe panelistët të cilët na nderuan me pijesëmarrjen e tyre dhe shpresojmë që shumë shpejt do të shihemi edhe në aktivitetet tona të radhës.
______________________________________________
Ky grant është mundësuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim të Lartë (ORCA), në kuadër të projektit “Cilësi, Llogaridhënie, Integritet, dhe Transparencë në Arsimin e Lartë -QAINT” të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ang. ADA)
Statuti i Ri i UP-së dhe Përfshirja Studentore – Takim me Prof. Qerim Qerimin, Ish-Rektor i UP-së
03.07.2025
Eventi përmbyllës i projektit
19.04.2024
Takim në nderim të Ditës së Miratimit të Kushtetutës
11.04.2024
Workshop në Rugovë
08.04.2024
Debati i Hapur Juridik
18.03.2024
Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.