11.08.2025



Në kuadër të aktiviteteve të Klubit të Etikës, dhe si pjesë e projektit “Statuti i ri i UP-së: Integritet dhe Transparencë”, grupi joformal STEP UP realizoi një takim me Prorektoren për Zhvillim Institucional, Cilësi dhe Çështje Studentore, Prof. Assoc. Majlinda Gjelaj.
Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i pikëpamjeve rreth zhvillimeve aktuale në Universitet, me theks të veçantë në ndryshimet përmbajtësore të Statutit të ri të UP-së. Gjatë diskutimit u theksua rëndësia e përfshirjes së studentëve në procese vendimmarrëse, garantimi i të drejtave të tyre përmes mekanizmave si Ombudspersoni, si dhe nevoja për forcimin e etikës akademike dhe sigurimit të cilësisë në institucion.
U diskutua gjithashtu për format e reja të mësimdhënies, përfshirë mundësinë e zhvillimit të mësimit online apo të kombinuar, si dhe për avancimin e barazisë gjinore dhe transparencës në proceset akademike dhe institucionale.
Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm në drejtim të fuqizimit të zërit studentor dhe nxitjes së një dialogu konstruktiv ndërmjet përfaqësuesve institucionalë dhe studentëve të angazhuar për një universitet më cilësor, të drejtë dhe të hapur.
Ky projekt mbështetet nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim (ADC) përmes skemës së granteve të vogla të projektit HEI25, i cili është i menaxhuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).

Klubi i Etikës zhvillon intervistat për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj
17.12.2025

Vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese
12.12.2025

Vizitë studimore në Kuvendin e Republikës së Kosovës
25.11.2025

THIRRJE PËR APLIKIM – VIZITË NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
14.11.2025

THIRRJE PËR APLIKIM – VIZITË STUDIMORE NË GJYKATËN KUSHTETUESE
11.11.2025
