12.05.2023
+1
Klubi i Etikës i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës „Hasan Prishtina’’ filloi me serinë e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të projektit "STEP-UP". Aktiviteti i parë "Nata e Lojërave 1" u prit me entuziazëm nga rreth 22 studentë të pranishëm. Ky aktivitet kishte si synim të krijonte një ambient tërheqës dhe të përkushtuar për studentët.
Gjatë këtij aktiviteti, studentët morën pjesë në lojëra të ndryshme si Jenga, Uno, Ludo King, duke u socializuar mes vete, duke ndarë poashtu ide të ndryshme. Kjo ishte një mundësi për ta ndarë kohën e tyre jashtë fakultetit dhe për tu bashkuar me miqtë dhe kolegët e tyre në një atmosferë të qetë dhe argëtuese.
Projekti "STEP-UP" do të vazhdojë të sjellë aktivitete të tjera të ngjashme në javët në vijim, të cilat do të publikohen në këtë faqe të grupit tonë. Nëse jeni një student i Fakultetit Juridik dhe nuk e ndjekni akoma faqen tonë, ju inkurajojmë të bashkoheni me Klubin e Etikës dhe të jeni të përfshirë në aktivitetet tona në vazhdimësi. Klubi i Etikës do të vazhdojë të punojë për të krijuar një ambient rekreativ dhe avokues për problemet për të gjithë studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit ‘’Hasan Prishtina’’.
Falenderojm Newborn Brew për mbështetjen logjistike në realizimin e aktivitetit!
“Ky projekt mbështetet nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim (ADC) përmes skemës së granteve të vogla të projektit HEI25 i menaxhuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).”
Statuti i Ri i UP-së dhe Përfshirja Studentore – Takim me Prof. Qerim Qerimin, Ish-Rektor i UP-së
03.07.2025
Eventi përmbyllës i projektit
19.04.2024
Takim në nderim të Ditës së Miratimit të Kushtetutës
11.04.2024
Workshop në Rugovë
08.04.2024
Debati i Hapur Juridik
18.03.2024
Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.