05.06.2022




+2
Gjatë ditës së djeshme, Klubi i Etikës i Fakultetit Juridik në kuadër të projektit "Shëndeti mendor i studentëve gjatë periudhës së provimeve", realizoi kampin njëditor "Student mental health camp 2022", në fshatin Jezerc të Komunës së Ferizajt.
Në këtë kamp u realizuan disa nënaktivitete, mirëpo fillimisht u bë një hyrje rreth projektit në përgjithësi dhe aktivitetit në veçanti nga vetë organizatorët, më pas u vazhdua puna në grupe, ku studentët pjesëmarrës duke shprehur kreativitetin e tyre bënë trungun e pemës, ku si detyrë ishte gjetja e shkaqeve dhe pasojave të problemeve me shëndetin mendor, punë kjo e cila u prezentua nga përfaqësuesit e grupeve dhe u diskutua mëtutje.
Pas kësaj vazhduan lojërat e ndryshme rekreative-argëtuese, muzikë, vallëzim dhe krejt në fund u bë një vlerësim nga gjithë pjesëmarrësit për tërë aktivitetin njëditor.
Falënderojm gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e dhënë në këtë aktivitet, e poashtu ju mirëpresim në aktivitetet tona të radhës.
Ky aktivitet u zhvillua me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian dhe bashkë-financim nga Suedia dhe përkrahet përmes Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë që zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).

Klubi i Etikës zhvillon intervistat për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj
17.12.2025

Vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese
12.12.2025

Vizitë studimore në Kuvendin e Republikës së Kosovës
25.11.2025

THIRRJE PËR APLIKIM – VIZITË NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
14.11.2025

THIRRJE PËR APLIKIM – VIZITË STUDIMORE NË GJYKATËN KUSHTETUESE
11.11.2025
