14.05.2022

Gjatë kësaj jave, Kordinatori i KEFJ-së Leotrim Pajaziti dhe Zv. Kordinatorja Dijellëza Selmani kanë realizuar takim me Prodekanen për projekte me studentë znj. Luljeta Plakolli- Kasumi për të diskutuar rreth projektit „Shëndeti mendor i studentëve gjatë periudhës së provimeve“, përkatësisht aktiviteteve të realizuara dhe ato që do realizohen në vazhdim. Poashtu u diskutua për aktivitete në fusha tjera për tu realizuar në bashkëpunim me Dekanatin.
Si Klubi i Etikës falenderojm Dekanatin për mbështetjen dhe së shpejti do të publikojm thirrjet për aktivitete, ku mund të aplikojnë të gjithë studentët.
Ky aktivitet u zhvillua me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian dhe bashkë-financim nga Suedia dhe përkrahet përmes Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë që zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).

Klubi i Etikës zhvillon intervistat për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj
17.12.2025

Vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese
12.12.2025

Vizitë studimore në Kuvendin e Republikës së Kosovës
25.11.2025

THIRRJE PËR APLIKIM – VIZITË NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
14.11.2025

THIRRJE PËR APLIKIM – VIZITË STUDIMORE NË GJYKATËN KUSHTETUESE
11.11.2025
