22.04.2022

Më datë 21.04.2022, u mbajt aktiviteti Nata e Filmit I, në kuadër të projektit “Shëndeti mendor i studentëve gjatë periudhës së provimeve”, ku në Amfiteatrin e Fizikës të FSHMN-së, u shfaqë filmi "Wonder".
Në shfaqjen e këtij filmi ishin prezent një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve, ku fillimisht u bë një hyrje nga ana e udhëheqësve të këtij projekti si dhe u tregua për aktivitetet e ardhshme që do të realizohen në kuadër të tij dhe pas përfundimit të filmit u zhvillua një diskutim me studentët e pranishëm, ku të gjithë prej tyre dhanë komente dhe vlerësimet e tyre edhe përmes fletave të evaluimit që u plotësuan, duke i konsideruar mëse të rëndësishme disa prej pikave që ishin prekur në historinë e këtij filmi, për ndikimin që kanë ato edhe në jetën e secilit prej nesh dhe krejt në fund u organizua një koktej rasti.
Falënderojm të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë në këtë aktivitet.
Ky aktivitet u zhvillua me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian dhe bashkë-financim nga Suedia dhe përkrahet përmes Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë që zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).

Klubi i Etikës zhvillon intervistat për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj
17.12.2025

Vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese
12.12.2025

Vizitë studimore në Kuvendin e Republikës së Kosovës
25.11.2025

THIRRJE PËR APLIKIM – VIZITË NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
14.11.2025

THIRRJE PËR APLIKIM – VIZITË STUDIMORE NË GJYKATËN KUSHTETUESE
11.11.2025
