17.07.2025




+3
Pas një angazhimi të gjerë në të gjitha njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës, Klubi i Etikës, përmes grupit të tij STEP UP, ka përmbyllur fazën e mbledhjes së të dhënave përmes pyetësorëve, të zhvilluar në kuadër të projektit “Statuti i ri i UP-së: Integritet dhe Transparencë”.
Ky proces ka përfshirë një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish nga komuniteti universitar – studentë të të gjitha niveleve të studimit, staf akademik dhe staf administrativ – të cilët kanë kontribuar në mënyrë aktive për të reflektuar mbi ndikimin e ndryshimeve në statutin e UP-së, sidomos në aspektin e përfaqësimit, transparencës dhe qeverisjes së brendshme.
Aktualisht, ekipi i projektit është duke analizuar të dhënat e grumbulluara me synim që së shpejti të prezantojë një raport të detajuar me gjetje dhe rekomandime konkrete, që do t’i shërbejnë institucioneve përkatëse për avancimin e proceseve reformuese në kuadër të statutit të ri të universitetit.
Ky projekt mbështetet nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim (ADC) përmes skemës së granteve të vogla të projektit HEI25, i cili është i menaxhuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).

Thirrje për aplikim: Workshop & Ligjëratë mbi Etikën Digjitale dhe Sigurinë Kibernetike!
14.05.2026

Workshopi "Menaxhimi i Stresit Akademik"
29.04.2026

Workshop interaktiv: “Stresi Akademik & Teknikat Praktike”
23.04.2026

Tryezë Diskutimi në nder të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës
09.04.2026

Tryezë Diskutimi | Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës
06.04.2026
