29.10.2025




+3
Përmes serisë së episodeve, ky projekt trajtoi tema që prekin thelbin e arsimit të lartë: përgjegjësinë akademike, integritetin, transparencën dhe ndikimin e etikës në formimin qytetar.
E nisëm me Rektorin e Universitetit të Prishtinës, vazhduam me profesorë nga fusha të ndryshme, sollëm perspektivën e organizatave që promovojnë transparencën dhe meritokracinë, kaluam përmes qeverisjes universitare në nivel të Këshillit Drejtues dhe e përmbyllëm me studentin, aty ku është burimi, arsyeja dhe qëllimi i çdo universiteti. Ky udhëtim nga institucioni te individi, nga drejtimi te përgjegjësia dhe nga struktura te vlera, dëshmoi se etika nuk është koncept teorik por praktikë e domosdoshme dhe bazë e një universiteti me integritet.
Përveç diskutimeve publike, projekti solli edhe rezultate konkrete. U krijua dhe u lansua faqja zyrtare e Klubit të Etikës www.klubietikes.com, e cila shërben si platformë e qëndrueshme dhe afatgjatë për etikë, transparencë dhe bashkëpunim akademik. Me këtë hap u vendos një bazë e re për komunikim, informim dhe zhvillim të iniciativave që promovojnë kulturën e etikës në universitet.
Ky projekt konfirmoi se etika ndërtohet përmes shembullit, komunikimit dhe përgjegjësisë dhe se ndryshimi fillon atëherë kur ka hapësirë për dialog të ndershëm dhe mendim kritik.
Ky projekt mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADC) përmes skemës së granteve të vogla të projektit HEI25, i menaxhuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).

Mbahet aktiviteti Coffee & Connect
27.10.2025

Workshopi “Integriteti dhe Aftësitë Studentore” – Dita e Dytë në Rugovë
26.10.2025

Përfundon faza e shpërndarjes së broshurave në kampusin e UP-së së shpejti publikohet video promovuese e projektit
26.10.2025

Workshopi “Integriteti dhe Aftësitë Studentore” – Dita e Parë në Rugovë
25.10.2025
Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.