28.05.2023




+4
Klubi i Etikës i Fakultetit Juridik, në kuadër të projektit "STEP-UP", realizoi aktivitetin njëditor "Piknik me studentët" në fshatin Shalë të komunës së Lipjanit, në Kullën e "Vehbi Metë Shamollit". Pjesëmarrësit patën mundësinë të qëndronin brenda kullës, por edhe të shijonin pamjen e bukur që ofron kjo zonë.
Në këtë piknik u zhvilluan disa nënaktivitete, por fillimisht u bë një prezantim i projektit në përgjithësi dhe aktivitetit në veçanti nga vetë organizatorët. Pastaj u vazhdua me lojëra të ndryshme, aktivitete rekreative, bashkëbisedim, punë në grup, muzikë, ecje në natyrë dhe të tjera. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte socializimi i studentëve përmes aktiviteteve rekreative dhe shkëmbimi i ideve mes tyre.
Projekti "STEP-UP" do të vazhdojë të sjellë aktivitete të tjera të ngjashme në javët në vijim, të cilat do të publikohen në këtë faqe të grupit tonë. Nëse jeni një student i Fakultetit Juridik dhe nuk e ndjekni akoma faqen tonë, ju inkurajojmë të bashkoheni me Klubin e Etikës dhe të jeni të përfshirë në aktivitetet tona në vazhdimësi. Klubi i Etikës do të vazhdojë të punojë për të krijuar një ambient rekreativ dhe avokues për problemet për të gjithë studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit ‘’Hasan Prishtina’’.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e dhënë në këtë aktivitet dhe ju mirëpresim në aktivitetet tona të ardhshme.
"Ky projekt mbështetet nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim (ADC) përmes skemës së granteve të vogla të projektit HEI25, i menaxhuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA)."

Përmbyllja e projektit “Etika në Fokus”
29.10.2025

Mbahet aktiviteti Coffee & Connect
27.10.2025

Workshopi “Integriteti dhe Aftësitë Studentore” – Dita e Dytë në Rugovë
26.10.2025

Përfundon faza e shpërndarjes së broshurave në kampusin e UP-së së shpejti publikohet video promovuese e projektit
26.10.2025

Workshopi “Integriteti dhe Aftësitë Studentore” – Dita e Parë në Rugovë
25.10.2025
Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.