19.10.2025


Klubi i Etikës – Fakulteti i Arkitekturës, në kuadër të projektit “Programi për Integritet dhe Aftësi Studentore”do të realizon një workshop dy ditorë në Rugove. Në kuadër të këtij organizimi planifikohen të realizohen aktivitete dhe diskutime rreth : Mendimit kritik dhe komunikimit efektiv, Punës ekipore dhe etikës në mjedisin universitar, Shkrimit të projekteve dhe aplikimit për grante studentore dhe të tjera.
Workshopi do të realizohet më datë 24.10.2025, me nisje paradite, ndërsa kthimi ditën e nesërme më 25.10.2025 pasdite.
Shpenzimet e Akomodimit, transportit dhe ushqimit mbulohen nga donatori. Vetëm studentët e përzgjedhur do të kontaktohen. Numri i pjesëmarrësve është i limituar.
Bëhuni pjesë e një eksperience të vecantë!
Afati për aplikim: 22 Tetor ora 18:00!
Linku për aplikim:
https😕/docs.google.com/.../1FAIpQLSd1vGOj0l1.../viewform...
Ky projekt mbështetet nga Agjencia Austriake per Bashkëpunim (ADC) përmes skemës së granteve të vogla të projektit HEI25, i cili është i menaxhuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).

Klubi i Etikës zhvillon intervistat për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj
17.12.2025

Vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese
12.12.2025

Vizitë studimore në Kuvendin e Republikës së Kosovës
25.11.2025

THIRRJE PËR APLIKIM – VIZITË NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
14.11.2025

THIRRJE PËR APLIKIM – VIZITË STUDIMORE NË GJYKATËN KUSHTETUESE
11.11.2025
