Klubi i Etikës

Programi për Promovimin e Vlerave Etike në Universitet – Fillon aktiviteti informues në njësitë akademike të UP-së

23.10.2025

Projekti: Programi për Promovimin e Vlerave Etike në Universitet – Fillon aktiviteti informues në njësitë akademike të UP-së
Gallery thumbnail
Gallery thumbnail
Gallery thumbnail

+6

upuniaktivitete

Gjatë këtyre ditëve ka filluar zbatimi i Programit për Promovimin e Vlerave Etike në Universitet, me fokus në informimin e studentëve të Universitetit të Prishtinës mbi të drejtat dhe detyrimet e tyre sipas Statutit të ri të UP-së.


Në kuadër të këtij programi, grupi Etika+, si degë e Klubit të Etikës në Fakultetin e Mjekësisë, ka zhvilluar aktivitete informuese në disa njësi akademike të universitetit.


Gjatë këtyre aktiviteteve janë shpërndarë fletushka me përmbajtje informuese dhe QR kode, të cilat ofrojnë qasje të menjëhershme në materiale digjitale që ndihmojnë studentët të njihen më mirë me përmbajtjen e re të Statutit dhe mënyrat e zbatimit të tij në praktikë.


Ky është hapi i parë drejt ndërtimit të një mjedisi universitar më etik, më transparent dhe më të ndërgjegjshëm, ku studentët ndihen të informuar dhe të fuqizuar për të vepruar me përgjegjësi në jetën akademike.


Ky projekt mbështetet nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim (ADC) përmes skemës së granteve të vogla të projektit HEI25, i cili është i menaxhuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).

Pyetje?

Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.