Klubi i Etikës

Publikohet raporti mbi pyetësorin rreth shëndetit mendor të studentëve gjatë periudhës së provimeve

03.11.2022

Projekti: Publikohet raporti mbi pyetësorin rreth shëndetit mendor të studentëve gjatë periudhës së provimeve
Gallery thumbnail
Gallery thumbnail
Gallery thumbnail

+1

aktiviteteupraport

Klubi i Etikës i Fakultetit Juridik në kuadër të projektit "Shëndeti mendor i studentëve gjatë periudhës së provimeve", publikon raportin mbi pyetësorin rreth shëndetit mendor të studentëve gjatë periudhës së provimeve.


Në raportin e botuar u bë një analizë dhe përmbledhje e të dhënave të nxjerra nga pyetësori, i cili u plotësua nga studentë të niveleve të ndryshme të studimit të Fakultetit Juridik, e i cili kishte për qëllim matjen e nivelit të stresit të tyre gjatë periudhës së provimeve në studime.

Krejt në fund u bë një përmbledhje apo diskutim i rezultateve të dalura nga pyetësori dhe u dhanë disa rekomandime drejt mbrojtjes dhe përkujdesjes së shëndetit tonë mendor.


Raportin e plotë e gjeni të vendosur tek Këndi i Leximit në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës „Hasan Prishtina“.


Ky publikim është botuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian dhe bashkë-financim nga Suedia dhe përkrahet përmes Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë që zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM). Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Klubit të Etikës dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e BE-së, Suedisë, KCSF-së e CBM-it.

Pyetje?

Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.