25.10.2025




+7
Gjatë ditës së djeshme u mbajt me sukses dita e parë e workshopit dyditor të organizuar nga Klubi i Etikës – Fakulteti i Arkitekturës, në kuadër të projektit “Programi për Integritet dhe Aftësi Studentore”.
Gjatë sesioneve të ditës së parë, pjesëmarrësit morën pjesë në aktivitete dhe diskutime mbi mendimin kritik dhe komunikimin efektiv, punën ekipore dhe etikën në mjedisin universitar.
Atmosfera e Rugovës, natyra frymëzuese dhe bashkëpunimi në grupe krijuan një ambient të ngrohtë dhe motivues për mësim dhe reflektim. Përveç pjesës trajnuese, dita përfshiu edhe kohë të lirë me lojëra dhe aktivitete sociale, që forcuan lidhjet mes studentëve dhe nxitën frymën e ekipit.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për përkushtimin dhe kontributin e tyre.
Ky projekt mbështetet nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim (ADC) përmes skemës së granteve të vogla të projektit HEI25, i cili është i menaxhuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).

Klubi i Etikës zhvillon intervistat për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj
17.12.2025

Vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese
12.12.2025

Vizitë studimore në Kuvendin e Republikës së Kosovës
25.11.2025

THIRRJE PËR APLIKIM – VIZITË NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
14.11.2025

THIRRJE PËR APLIKIM – VIZITË STUDIMORE NË GJYKATËN KUSHTETUESE
11.11.2025
