Klubi i Etikës

Workshop në Rugovë

08.04.2024

Workshop në Rugovë
Gallery thumbnail
Gallery thumbnail
Gallery thumbnail

+2

#KlubiIEtikes#VleraEtike#UniversitetiIPerishtines#Studentet

20 studentë të Universitetit të Prishtinës aftësohen mbi shkathtësitë e buta.


6-7 Prill, Rugovë - Përgjatë dy ditëve të vikendit Klubi i Etikës përmes projektit "Programi për Integritet dhe Promovim të Etikës Akademike në Universitet" ka organizuar punëtorinë mbi aftësimin e studentëve rreth shkathtësive të buta.


Në ditën e parë pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë mbi përpilimin e CV-së dhe letrës motivuese, si dokumente të rëndësishme për kyçje në punësim e praktika të ndryshme. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës është realizuar zhvillim i një rasti hipotetik rreth integritetit dhe etikës akademike, duke u ndarë në grupe dhe përfaqësuar Këshillin e Etikës, profesorin dhe studentet e përjashtuara.


Ndërsa në ditën e dytë shkrimi i projekteve dhe ideimi i tyre ishte pjesë e ligjerimit në kuadër të punëtorisë, ku studentët u informuan mbi teknikat e shkrimit të një projekti, buxhetit të projektit etj.

Bashkohuni me Buletinin Tonë

Abonohuni në buletinin tonë dhe jini të parët që mësoni për projektet, aktivitetet dhe podcast-et tona.

newsletter-bg
Workshop në Rugovë | Klubi i Etikës