Klubi i Etikës

Workshopi "Menaxhimi i Stresit Akademik"

29.04.2026

Workshopi "Menaxhimi i Stresit Akademik"
Gallery thumbnail
Gallery thumbnail
Gallery thumbnail

+4

#StresiAkademik#KlubiIEtikes#ShendetMendor

Gjatë ditës së martë u mbajt me sukses workshopi me temë "Menaxhimi i Stresit Akademik", i organizuar nga Klubi i Etikës në kuadër të projektit “Mirëqenia dhe Zëri i Studentëve: Menaxhimi i Stresit Akademik përmes Aktivizmit dhe Pjesëmarrjes”.


Ky aktivitet u realizua me qëllim mbështetjen e studentëve në përballimin e sfidave të jetës universitare. Gjatë këtij workshopi, pjesëmarrësit patën mundësinë të përfshihen në diskutime mbi identifikimin e shkaqeve kryesore të stresit, sfidat personale në prag të afateve dhe teknikat praktike për përmirësimin e performancës akademike.


Atmosfera bashkëpunuese dhe ndarja e përvojave mes studentëve krijuan një ambient motivues për reflektim. Përveç pjesës teorike, sesioni u fokusua në gjetjen e zgjidhjeve konkrete për të ruajtur ekuilibrin mes studimeve dhe shëndetit mendor, duke nxitur frymën e përkrahjes reciproke.


Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin, sinqeritetin dhe kontributin e tyre aktiv në këtë diskutim. Ky projekt vazhdon të mbështesë rritjen e cilësisë dhe integritetit studentor përmes aktiviteteve që fuqizojnë studentët tanë në çdo hap.

Bashkohuni me Buletinin Tonë

Abonohuni në buletinin tonë dhe jini të parët që mësoni për projektet, aktivitetet dhe podcast-et tona.

newsletter-bg