Klubi i Etikës

Realizohet takim me kryeprokurorin e prokurorisë themelore të Prishtinës

12.01.2022

Projekti: Realizohet takim me kryeprokurorin e prokurorisë themelore të Prishtinës
takimeunidiskutim

Sot për herë të parë studentët e Fakultetit Juridik patën rastin të vizitojnë hapsirat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ku u pritëm nga Z. Kujtim Munishi Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Në këtë takim u njoftuam për rolin dhe funksionin e Prokurorisë, divizionet, përgjegjësitë si dhe Z.Kujtim Munishi ndau me ne se cilat vepra penale janë më të theksuara dhe se në cilin drejtim janë të përkushtuar për të luftuar për një shoqëri të sigurtë.


Folëm gjerë e gjatë edhe për praktikat që duhet të ju ofrohen studentëve të Fakultetit Juridik, dhe se Z.Munishi na inkurajoj të aplikojmë dhe të bëhemi pjesë e Prokurorisë, ne si Klub vazhdimisht po punojmë për të arritur objektivat tona që të ofrojmë vazhdimisht punë praktike për studentët.


Falenderojmë Kryeprokurorin Z.Kujtim Munishi dhe asistentet për mikëpritjen si dhe për një diskutim kaq të frytshëm.


Projekti ,,Ndërtimi i përspektivës mbi përgjegjësitë kushtetuese të institucioneve” mbështetet nga Zyra e Presidencës.

Pyetje?

Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.