06.03.2022
+8
Shkup, 02 Mars- Përmes iniciativës së Kordinatorit të Klubit të Etikës z. Leotrim Pajaziti dhe Zv. Kordinatores Dijellëza Selmani dhe bashkëpunimit me Përfaqësuesen e Studentëve të Universitetit „Shën Kirili dhe Metodi“ znj. Buse Asani dhe Kryetarin e Kuvendit Studentor të Universitetit „Nënë Terezë“ në Shkup z. Abduselam Kamberi është realizuar vizita studimore, ku u realizuan një mori aktivitetesh.
Rreth 20 anëtarë të Klubit të Etikës, patën mundësi të jenë pjesë e vizitave në institucionet shtetërore.
Si fillim Kordinatori me mikëpritësit tjerë të Tryezës së Diskutimit u prit nga Rektori i UNT-së z. Aziz Pollozhani, ku u përgëzuam për krijimin e këtij bashkëpunimi. Pas kësaj u realizua vizita në Ministrinë për Sistem Politik, ku u pritëm nga Sekretari Shtetëror z. Rami Qerimi dhe Këshilltarja e ZëvendësKryeministrit të Parë z. Artan Grubi, znj. Hajrie Elezi-Veliu. Njëkohësisht vizitë u realizua në Këshillin Gjyqësor, ku studentët patën mundësi të diskutonin rreth ngjashmërive dhe dallimeve mes Këshillit Gjyqësor në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.
Vizitë u realizua edhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u panë sallat, ndër to: Salla plenare, salla e kristaltë, sallat e komisioneve, sallat e konferencave etj. Poashtu anëtarët u pritën nga Kryetari i Kuvendit të RMV-së z. Talat Xhaferi, ku u bisedua rreth sfidave të shqiptarëve në rajon dhe integrimin euroatlantik të RMV-së dhe Kosovës.
Falenderojm shumë për bashkëpunim znj. Buse Asani dhe z. Abduselam Kamberi dhe shpresojm se së shpejti të realizohet vizita në Prishtinë nga studentët e RMV-së.
Statuti i Ri i UP-së dhe Përfshirja Studentore – Takim me Prof. Qerim Qerimin, Ish-Rektor i UP-së
03.07.2025
Eventi përmbyllës i projektit
19.04.2024
Takim në nderim të Ditës së Miratimit të Kushtetutës
11.04.2024
Workshop në Rugovë
08.04.2024
Debati i Hapur Juridik
18.03.2024
Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.