Klubi i Etikës

Statuti i Ri në Fokus – Fillon faza e mbledhjes së të dhënave në të gjitha njësitë e UP-së

25.07.2025

Projekti: Statuti i Ri në Fokus – Fillon faza e mbledhjes së të dhënave në të gjitha njësitë e UP-së
Gallery thumbnail
Gallery thumbnail
Gallery thumbnail

+3

uniup

Në kuadër të projektit “Statuti i ri i UP-së: Integritet dhe Transparencë”, Klubi i Etikës, përmes grupit të tij STEP UP, gjatë muajit korrik ka filluar me realizimin e fazës së tretë të projektit: shpërndarjen dhe plotësimin e pyetësorëve në të gjitha njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës.


Qëllimi i kësaj faze është të përfshijë studentët, stafin akademik dhe administrativ të UP-së, në një proces të strukturuar të mbledhjes së të dhënave, për të vlerësuar perceptimin dhe njohjen e tyre rreth ndryshimeve në statutin e ri të universitetit.


Pyetësorët janë konceptuar në mënyrë që të ofrojnë një pasqyrë të ndershme dhe gjithëpërfshirëse për përvojat, shqetësimet dhe rekomandimet e komunitetit universitar, në drejtim të transparencës institucionale, përfaqësimit dhe qeverisjes së mirë.


📊 Të dhënat e mbledhura do të analizohen dhe do të përmblidhen në një raport përfundimtar, i cili do të publikohet dhe prezantohet në prani të përfaqësuesve të UP-së dhe publikut të gjerë.


Ky projekt mbështetet nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim (ADC) përmes skemës së granteve të vogla të projektit HEI25, i cili është i menaxhuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).

Pyetje?

Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.