12.12.2025




+4
Klubi i Etikës realizoi një vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në kuadër të aktivitetit “Dita e Gjykatës së Hapur”, organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Në këtë vizitë morën pjesë studentë të ndarë në tri grupe. Studentët u pritën nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z. Nexhmi Rexhepi, gjyqtarja znj. Remzije Istrefi-Peci, juriskonsultja znj. Suzana Krasniqi dhe këshilltari kushtetues-juridik, z. Bardh Bokshi.
Gjatë vizitës, pjesëmarrësit u informuan më gjerësisht rreth rëndësisë së Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, historikut dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, procesit të përzgjedhjes së gjyqtarëve kushtetues, palëve të autorizuara për parashtrimin e kërkesave, si dhe zbatimit të praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Studentët shprehën interesim të veçantë për të drejtën e individëve për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për rolin dhe mandatin e gjyqtarëve kushtetues dhe për dallimet midis Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të tjera në vend. Klubi i Etikës mbetet i përkushtuar në ofrimin e përvojave praktike dhe mundësive profesionale për studentët e Fakultetit Juridik.

Thirrje për aplikim: Workshop & Ligjëratë mbi Etikën Digjitale dhe Sigurinë Kibernetike!
14.05.2026

Workshopi "Menaxhimi i Stresit Akademik"
29.04.2026

Workshop interaktiv: “Stresi Akademik & Teknikat Praktike”
23.04.2026

Tryezë Diskutimi në nder të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës
09.04.2026

Tryezë Diskutimi | Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës
06.04.2026
