Klubi i Etikës

Vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese

12.12.2025

Vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese
Gallery thumbnail
Gallery thumbnail
Gallery thumbnail

+4

#KlubiIEtikes#UniversitetiIPerishtines #AngazhimStudentor

Klubi i Etikës realizoi një vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në kuadër të aktivitetit “Dita e Gjykatës së Hapur”, organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Në këtë vizitë morën pjesë studentë të ndarë në tri grupe. Studentët u pritën nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z. Nexhmi Rexhepi, gjyqtarja znj. Remzije Istrefi-Peci, juriskonsultja znj. Suzana Krasniqi dhe këshilltari kushtetues-juridik, z. Bardh Bokshi.


Gjatë vizitës, pjesëmarrësit u informuan më gjerësisht rreth rëndësisë së Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, historikut dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, procesit të përzgjedhjes së gjyqtarëve kushtetues, palëve të autorizuara për parashtrimin e kërkesave, si dhe zbatimit të praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në vendimet e Gjykatës Kushtetuese.


Studentët shprehën interesim të veçantë për të drejtën e individëve për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për rolin dhe mandatin e gjyqtarëve kushtetues dhe për dallimet midis Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të tjera në vend. Klubi i Etikës mbetet i përkushtuar në ofrimin e përvojave praktike dhe mundësive profesionale për studentët e Fakultetit Juridik.

Bashkohuni me Buletinin Tonë

Abonohuni në buletinin tonë dhe jini të parët që mësoni për projektet, aktivitetet dhe podcast-et tona.

newsletter-bg