Klubi i Etikës

Takim me Prorektoren Majlinda Gjelaj – Dialog mbi Statutin e ri të UP-së

11.08.2025

Projekti: Takim me Prorektoren Majlinda Gjelaj – Dialog mbi Statutin e ri të UP-së
Gallery thumbnail
Gallery thumbnail
takimeuniup

Në kuadër të aktiviteteve të Klubit të Etikës, dhe si pjesë e projektit “Statuti i ri i UP-së: Integritet dhe Transparencë”, grupi joformal STEP UP realizoi një takim me Prorektoren për Zhvillim Institucional, Cilësi dhe Çështje Studentore, Prof. Assoc. Majlinda Gjelaj.


🎯 Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i pikëpamjeve rreth zhvillimeve aktuale në Universitet, me theks të veçantë në ndryshimet përmbajtësore të Statutit të ri të UP-së. Gjatë diskutimit u theksua rëndësia e përfshirjes së studentëve në procese vendimmarrëse, garantimi i të drejtave të tyre përmes mekanizmave si Ombudspersoni, si dhe nevoja për forcimin e etikës akademike dhe sigurimit të cilësisë në institucion.


💡 U diskutua gjithashtu për format e reja të mësimdhënies, përfshirë mundësinë e zhvillimit të mësimit online apo të kombinuar, si dhe për avancimin e barazisë gjinore dhe transparencës në proceset akademike dhe institucionale.


🤝 Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm në drejtim të fuqizimit të zërit studentor dhe nxitjes së një dialogu konstruktiv ndërmjet përfaqësuesve institucionalë dhe studentëve të angazhuar për një universitet më cilësor, të drejtë dhe të hapur.


🌍 Ky projekt mbështetet nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim (ADC) përmes skemës së granteve të vogla të projektit HEI25, i cili është i menaxhuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).

Pyetje?

Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.