11.11.2025

Klubi i Etikës fton studentët e Universitetit të Prishtinës të aplikojnë për pjesëmarrje në një vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, që do të mbahet më 10 dhjetor 2025 në Prishtinë.
Kjo vizitë ka për qëllim të ofrojë një përvojë të drejtpërdrejtë mbi funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe rëndësinë që ajo ka në ruajtjen e rendit kushtetues, interpretimin e ligjeve dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut.
Studentët pjesëmarrës do të kenë mundësi të njihen nga afër me proceset e punës, organizimin institucional dhe rolin që ky institucion luan në forcimin e shtetit të së drejtës në Kosovë.
Thirrja është e hapur deri më 30 nëntor 2025.
Apliko përmes formularit: https😕/docs.google.com/.../1wGol7LIhazuFuw8Q0i65mcW.../edit
Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të njoftohen përmes emailit.
Numri i pjesëmarrësve është i limituar.

📢 Klubi i Etikës hap thirrjen për anëtarë të rinj!
05.11.2025

Përmbyllja e projektit “Etika në Fokus”
29.10.2025

Mbahet aktiviteti Coffee & Connect
27.10.2025

Përfundon faza e shpërndarjes së broshurave në kampusin e UP-së së shpejti publikohet video promovuese e projektit
26.10.2025
Jemi këtu për t'ju ndihmuar për çdo pyetje dhe paqartësi.